POEZIE ROMÂNEASCĂ ÎN LIMBA ALBANEZĂ

Mihai ANTONESCU

KUPTIMI I FLATRËS
(Sensul aripei)

Unë jam hija ende e blertë
E një bliri të plagosur
Erërat prehen në qepallat
E të varfërit të parë të yjeve
Vdiqën kolindatorët
E kolendrës* fillestare
Ku ti nuk m’i vjedh ëndërrat
Dhe më fsheh në gjirin e tyre

O Zot, çfarë muzgëtimi
I kaplon zogjtë e përmallimit
Ku nuk ka fjalë
Që na e kafshojnë gjuhën e ftohtë
Derisa endem nëpër fantazma -
Tym i mjellmës së harlisur
Me blirin në drejtim të pashprehur
I tejkalon flatrat e mia

* Kolendër – këngë tradicionale rumune

 

NATA NË MOLDOVË
(Noapte in Moldova)

Bie edhe një natë mbi Moldovë
Dëgjohet në qiell një yll duke ëndërruar
Kur ngjiten manastiret në bjeshkë
Dhe më namatis goja jote nënë
Kalojnë themeleve të përmendurit
Duke i mbajtur varrezat në shpinë
Kur e pret mardha ngricën në thela
Dhe zemrën e dritës në felinarë
Dëgjohet gjëma në pisk të qiellit
Dhe Çeahlëu* nënë mbi të gjallë e të vdekur
Kur ngjiten manastiret duke kënduar
Mjellmat e përshkojnë Moldovën në peçeta

*Çeahlëu – mal në Moldovë

 


Home