POEME ROMÂNESTI ÎN LIMBI STRĂINE


Florica BUD

LOJË FISHEKZJARRESH
(Joc de artificii)

Kam fituar beteja që ishin duke vdekur
Një lojë fishekzjarresh në post xixëllonjash
E shikoj nga vendi natën
Duke marshuar herë e trishtë
Here e ndezur në zgërdheshje dhëmbësh
Pranë Agnetiusit
Grup skulptorësh të zënënë befasi
Nga satelit në një fotografi.
Tani e indisponuar nga ndërrimi i klimës
Dhembje e paskajshme po hiqesh me furi
Në djepin pa pelena solare*.
Duke imituar një plagë me dhëmbëza
Edhepse je pjesërisht e mundur
Po e pregadis me lazdërim
Ndërkohë lojëra tjera
Nga të cilat padyshim
Vetëm unë do të dal… duke qarë
Duke u tërhequr si zvarritëse e bardhë e shqyer

PËRSËRITËS PËR MOTIVE ATDHETARE
(Repetenti pe motive de tară)

Arseni lufton guximshëm në bankën e pare
Me një frakcion të gjorë, destinuar përsëritësve
Duke i buzëqeshur me melankoli klasës lazdrane
Që nuk ia përshpërit përgjigjen korekte
Dikue ndenjur si statujë para tabelës me kufinjtë e atdheut.
Duke dale nga rendi i kontestimeve
Proteston duke menduar se në mes është
Një ahmarrje politico/agrare
Kur pasqyra e rezultatit ia sjell
Një tjetër ngjethje nga ajo që e priste.
Në këto kushte të njerkëzuara të popullit
Me kapital të të dështuar njeriu që s’e din
Dëshiron një kompensim kesh kard çek
Pa paguar në natyrë!
Ashtu siç dëgjohet në surdinë shuma

Versiunea în limba albaneză: Baki YMERI

 

Home