POEZIE ROMÂNEASCĂ ÎN LIMBA ALBANEZĂ

Marius CHELARU
bota. sot
.lumea. azi.

kur kam arritur
pranë asaj rrjete
në të cilën një sy peshku fshihte botën
feja e tij
i humbte ngjyrat nga vetullat tani duket
si një pyll pa gjeth
shëtita pastaj lakuriq plazhit nga lotët e tij
krahëpërkrah me shkretëtirën
me blokun tënd
me rrugët e palosura në qese najlloni
.me të gjitha gratë
derisa
nga gishtërinjtë e mi fluturonin zogjtë e shpëtuar nga gripi aviar. në Deltë parajsa rri këmbëkryq me ferrin. një çukë zogu kokëkëputur kullot shuplakën e katilit në kostum proteksioni.

në bregun e qytetit
të degdisur në ditën e sotme
rrinin banorët. nxjerrnin fall në letra. larot
.nuk e dija pse banonim të gjithë në të njëjtën ditë.
në qiell
dy kaproj kullosnin yjet e harruara përmbi natë.
çdo burrë zhytej në bukurinë e kësaj dite
të braktisur nga dashuritë
si në një zemër në formë bazeni olimpik
një rrugë e braktisur kullon gjak.
në TV
prokurorët
kontrollojnë
llogari politikanësh.
dy mitingje presin në një qoshe
një pretekst që nuk rrjedh
nga gishtërinjtë e ditë.
po të mos ishte Volteri ndoshta do të ishim pak cinikë.
e kam vënë një mushkonjë plot gjak
të prurë nga kushedin mbi tryezë
.në TV
ujërat
vërshojnë
jetët e njerëzve
dhe askush nuk qan.
e përkula pjesën veriore të tryezës –
mushkonja vajti në humnerë.
të çveshur
si do foshnje
peshqit përpëliten në rrjet
duke qarë
pas zogjve të djegur. njerëzit bërtasin në brendi të tyre.
tërhiqen nëpërmjet shpirtërave të të tjerëve
të trembur se ende jetojnë.
do të shenjtër
që më presin nga fëmijëria
mi lexojnë poezitë
e botuara me mishin mbi faqen e ditës së sotme
ndjej se si bota rrjedh nëpër damarët e mi.

poezia është çelsi i syve të botës
poezia e cheia ochilor lumii

.kur uni im lëviz i hidhëruar
fytyra jote duket pa formë
qielli merr ngjyrë të përhirtë
ndërsa unë xjerr nga zemra ime të gjitha ngjyrat
ua dhuroj fëmijëve
si do molla të pjekura në lëng përrallash për etër

notoj qiellit mes dashurive që rriten nëpër shelgje
lëshohem mbi qytet si një shi dhe derdhem në dhe
endem ndër ata që kanë qenë dhe presin të jenë të harruar
rrugës një fshatar nuk kupton ku gjendet fshati .shëtit nëpër vendet ku duhej të ketë pemë

femra të  bukura
presin të izoluara si do kristale në këtë sekondë
ku vdekja gjëmon nga pamundësia se gjithë do të mbeten të rrinj
vallë
do të shpërndahen dikurë kujtimet fushave
duke ntrashur dheun mbi të cilin rriten sytë tonë
pesha nga shpirti i vashës shembet në murrin përballë
si në do valë gjaku
mollat si do re shiu lotojnë në shuplaka
në të cilat duhej të ishte shpata

harresa e fundit është ajo që çlidh frikën nga gardhi
duke e lënë ta rendë – sorkadhe e lindur në lindjen e parë të botës

mbi supet e këtij që gjendet para meje është ngritur një qytet drite
mbi qepallat tua një kopsht me rreze
poezia bështë çelsi i syve të botës
çdo jetë kultivon në kopshtin e saj vdekjen e përjetshme
ndërsa unë
jam një faqe Libri.

 


Home