Elena Liliana POPESCU
Këngë e Dashurisë
(Cânt de Iubire)
Të ulur në tyrezën e heshtjes
Në mbretërinë e panjohur
Poetët gatuajnë për ne
Bukën e pastër
Të stërpikur
Me vesë qiellore.
Të vdekurit me të vdekurit,
Thonë, dhe të gjallët me të gjallë!
Por e dimë ne vallë
Cilët janë të vdekurit
Dhe cilët janë të gjallët?
Një Poet më shumë
Tejmatanë…
Dhe një Poet më pak
Këtu.
Në shkuarjen
Në mbretërinë e heshtur
Poeti na e lë
Një këngë Dashurie
Të panjohur…
Nuk më the
(Nu mi-ai spus)
Nuk më the
Se Poezia
Është një mrekulli
E dukshme
Në çastin e qetësisë
Së fshehur
Në një fakt natyror.
Nuk më the
Se Poezia
Është Mahnitje
Që përfshin në te
Dëshprimin
Për të mos ditur
Zgjedhjen e Misterit.
Por nuk më the
Se Poezia të fton
Atje ku e gjen
Pyetje-Përgjigjen.
Sikur ta dije
(Dacă ai sti)
Sikur ta dije
Sa shumë mall kam për Ty,
Edhepse je në zemrën time,
Dhe sa i madh është trishtimi
Për mos të Të parë
Veçse në ëndrrën time.
Sa shumë më mungon,
Edhepse je prore me mua,
Dhe sa e thellë është dhembja
Për të Të mos dëgjuar
Veçse në mendimet e mia.
Sa e rëndë më është
Kur Të kërkoj përrreth meje
Dhe nuk Të gjej veçse atëherë
Kur dëshiron Të të mund Të të kuptoj…
Traduceri în albaneză de Baki YMERI
|