POEME ROMÂNESTI ÎN LIMBI STRĂINE

 

Cezar IVĂNESCU

 

JEU D’AMOUR
(Mantineea)

Ajo e bënte kafenë më të mirë
(Kështu të filloj vallë
Me një tautofoni
Apo tautologji ?)
Ajo dinte të sigurojë para për qira
Maria, Maria
Unë, grek shqiptar turk moldovar
Ndenja në dritën e artë të syve
Ata si një dorë
Baroti –
E kërkova saphicus-in
Katalektik
(Dhoma jonë mbetej
Tërë natën e ndritur
Elektrik)
Desha t’i dëshmoj
Se ekzistoj që ta lavdëroj
Ta bëj të pavdekshme –
Por buzët e mia
Të piklluara, flaut i pikëlluar,
I lumenjve të gjakut të piklluar,
Mos kanë ngrirë vallë?
Orkideja senzuale e vdekjes –
Ajo e bënte kafenë më të mirë –
Ajo emrin e luleve ma mësonte.

 

VEGIM

Kur u lind ai në Baaad
Pranë dritareve të hapura dëgjonte
Hapin si shkel në kullosë porsi
Do lule të vdekjes që puthen
Dhe mendimtar
Duke e thithur ëmbëlsinë e buzës
Duart i bashkoi duke mbetur
Të meditojë ritmin më të heshtur
Të asaj shkeljeje
Apo u pa se nuk ishte veç ajo
Nënë fisnike që bashkohej
Me lulet në ushtrimin e fshehtë
Të zhvendosjes së qepallave
Dhe askush ç’prej atëherë nuk pati guximin
T’ia përgënjeshtrojë Rozit mendimin e parë
Dhe të vdesë i heshtur duke thënë se vdekja
Është mamaja e atij që përmes luleve kalon në agim

 


Home