POEME ROMÂNESTI ÎN LIMBI STRĂINE
Clara MĂRGINEANU
VALLËZOJ ME UJQIT
...po të mos kisha ndjenja do të isha bërë
gruaja më e mençur në botë (Anais Nin)
Ndoshta i ke humbur krejt luftërat,
Po qe se e ke nisur njërën kundër meje,
Në përrallë, hamshorët hanë zjarr,
Në jetë, pinë gjak.
Kaosi i plleshëm është një formë e lirisë
Kur vendos ta përdhunosh shpirtin
Me kujtimet e mishit,
Kam dezertuar,
Në kohën kur vreri e bën efektin e qetë,
Vallëzoj me ujqit,
Në rrugën Kovaçi.
|