POEME ROMÂNESTI ÎN LIMBI STRĂINE

 

Ana BLANDIANA

MËSHIRA

Nuk mund ta pengoj ditën të ketë 24 orë
Mund vetëm të them
Falmë për gjatësinë e ditës
Nuk mund ta pengoj fluturimin e fluturave nga krimbat
Mund vetëm të të lutem të më ndjesh për krimba
Për flutura
Falmë pse lulet bëhen fruta, dhe frutat bërthama
Dhe bërthamat pemë
Falmë pse krojet bëhen lumenj
Dhe lumenjtë detra, dhe detrat oqeane
Falmë pse dashuritë bëhen të porsalindur
Dhe të porsalindurit vetmi, dhe vetmitë dashuri
Asgjë, asgjë nuk mund të pengoj
Çdokush e ndjek fatin e vet dhe s’më pyet
As kokrra e fundit e rërës, as gjaku im
Unë mund vetëm të them
Falmë

TI S’I SHEH ASNJËHERË FLUTURAT

A s’e ke vënë re se gjethet shuhen
A s’i ke vënë re pëshpëritjet
Që shtohen pas shpinës son
Sy myshku në anën veriore të trungut
Dhe heshtja që na pret kahmos…
Çdokush e di atë që neve na fshihet
Jemi të dënuar ndoshta
Ndoshta mbi kryet tonë
Është vënë një çmim i shtrenjtë
Natën yjet e shndrisin kurreshtjen
Kur dëgjohet shushuritja e gjetheve të misrit

 


Home