POEME ROMÂNESTI ÎN LIMBI STRĂINE

 

Cassian Maria SPIRIDON

NUK EKZISTON

Nuk ekziston qenje më gënjeshtare se sa poeti
Ai kur thot/ të dua/ mos i beso
Tashmë në mëndjen e tij pason një varg tjetër
Më i rëndësishëm/ ji e sigurtë/
Se sa kjo deklaratë solemne
(Disi e tmerrshme/ është e vërtetë/ në
Gojën e një poeti që/ sidoqoftë respektohet)
Atij nuk duhet kurrë t’i besosh
S’ është në gjendje as veten
Ta dojë
Nuk ka besë dhe shpresë
Në ëndërrat e veta
I masakron/ I tradhëton
I dëbon nË poema
Për t’u bërë jeta e tij
Më komode dhe e përgjumur
Ai do dhe shpeshherë është
                               Një zgjimtar/
Për të tjerët/
                               dritë shkëlqimtare e Realitetit
Që të kaplon

Krejt mendimet/ e vjetra/ të harruara
               Dhe më të rejat
Si mbi një tryezë operacioni
Do të të ndriten/ të ekspozuara
Do të të duken tmerërisht/
               Të braktisura
Më të gjalla dhe më të vërteta se kurrë
Të gjitha të huaja dhe kundër teje/
                               Akuzuese
Përse/ ngase i ke lindur

Indifernte/ armike
               False dhe me papërfillshmëri të mundojnë
Të ndjekin dhe të harrojnë
Gjenden jashtë teje
Mbetesh i braktisur/ i pushtuar nga vetmia
Dhe fatkeqësia
Si një lule e degdisur ndër dëborë
Në dëshprim/ nën terrorin e pastrimit
Në Oqeanin e vetmisë
Me Lirinë e çveshur/
                               Pa pengesa
Dhe pa drejtime
Gadi për shpërbërje fushave të tmerrshme
Në kryqin ku takohen
Lartmadhëria e Tij me kundërmimin e mishit
                               Të njeriut gjendesh
Larg botës së këtushme
Ndërmjet shëmbëlltyrave dhe iluzioneve
I magjepsur/ I tradhëtuar deri në shpartallim/
I mundur

Nuk të mbetet veçse Ringjallja
Atje të pret Lavdia
Me shpatën vrringëllimtare
                               E ngritur drejt botës

 

E KAM SHKRUAR NJË TRAKTAT

E kam shkruar një traktat
Për vdekjen
Për esencën dhe boshllëkun
Një dekalog të tërë të dashurisë
Një ese për frikën
Një punim
Për pavdekshmërinë
Duke e treguar mundimin e dheut
Lëvizjet e yjeve
I kam djegur

Hirin e pi
Në mëngjez dhe mbrëmje
Ditën e natën

 


Home




Vibratoare Duble
Cele mai multe modele de vibratoare duble se gasesc aici pe site-ul nostru. Intra si tu sa vezi poze cu tipurile de vibratoare duble si mai ales preturile!
Matrimoniale Urziceni
Doar aici matrimoniale urziceni si multe altele din Romania. Zeci de mii de utilizatoare sexy te asteapta!
Curve Voluntari
Cele mai sexy curve din Voluntari care vor sex sunt aici pe site-ul de matrimoniale Simpatie.ro. Intra si tu!