POEZIE ROMÂNEASCĂ ÎN LIMBA ALBANEZĂ

Varujan VOSGANIAN

TË PAPËRSËRITSHMIT
(Irepetabilii)

Kam vallëzuar
Para se të fillojë muzika
Në ritmin e dritave të shenjta
Filluan të lulëzojnë gështenjat
Dhe përpara eli lama sabactani
Fillova të hesht
Që të mos më detyrosh të ta jap emrin
I turbullova ujërat në rrugën tënde
Që mos të të pasqyrojnë
Ne jemi ata që jemi:
Bukuroshja dhe armenasi
Që shkruajnë mbi gjithë ato libra të shpërndarë
Një incunabulum*

* incunabulum - një ekzemplar libri shumë i vjetër dhe i çmuar,
 i shkruar para fillimit të shtypit, para vitit 1500.

PAMUNDËSIA E DRITËS
(Imposibilitatea luminii)

Lindem për çdo ditë nga Fryma e Shenjtë

Të pashkëputura
Fanitjet e mia enden nëpër botë
Pasqyrat më përsërisin si një varg
I ditur përmendësh

Drita më vendos
Në secilin sy të argjendtë apo mbi ujë 
Prej njeriu apo prej engjëlli
Që më shikon
Takohemi në dritat e kryqëzuara
Ata që ngjajnë me mua duan shpirtin tim
Më kot ta vjedhin

Unë e di se cili prej nesh është i vërtetë
Në çdo fytyrë tjetër timen
Mungon shëmbëlltyra ime për ty

 


Home